Ferat Shala në Dobroshec: PDK me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, i cili po kandidon për një mandat tjetër, ka zhvilluar një takim me banorët e Dobroshecit, ku ka prezantuar programin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme ekonomikisht, transmeton portali DrenicaOnline.
“Qytetarët meritojnë të ardhura më të mira përmes një zhvillimi ekonomik, meritojnë shëndetësi dinjitoze dhe investime kapitale. Dobrosheci ka përkrahur gjithmonë PDK-në dhe ne do të vazhdojmë ta shpërblejmë këtë besim me projekte konkrete për të ardhmen”, ka deklaruar Shala.
Ai ka theksuar se programi i PDK-së synon të sjellë përkrahje dhe investime në të gjitha pjesët e Kosovës, duke e bërë shtetin një mbështetje të prekshme për qytetarët.
“Me programin tonë, gjithandej Kosovës do të ndjehet dora e shtetit, me përkrahje dhe investime që ndryshojnë rrënjësisht për të mirën e vendit”, ka theksuar ai.
Shala dhe ekipi i tij vazhdojnë të marrin përkrahje në terren, duke u zotuar për një politikë të bazuar në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.
#PDK131
#FeratShala16