Isak Neziri viziton mobilerinë “Jeta” në Drenas: Mbështetje për bizneset vendore dhe rritjen e eksporteve
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka vizituar Mobilierinë Jeta në Poklek të Ri, një emër i besueshëm në tregun e Kosovës për prodhimin e orendive shtëpiake dhe kuzhinave cilësore. Në takim me pronarët Valon dhe Isai Jeta, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të eksporteve, veçanërisht drejt Gjermanisë.
Në shoqërimin e kandidatëve për deputetë nga Komuna e Drenasit, u prezantua edhe programi ekonomik i Bedri Hamzës, i cili përfshin grante investive deri në 30% të shumës totale të investimeve. Gjithashtu, sipas këtij programi, bizneset me mbi 500 mijë euro investime të reja apo që punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.
#bedrihamza1✅
#memlikrasniqi2✅
#isakneziri99✅