Isak Neziri në Pejë: Mbështetje e fuqishme për vizionin ekonomik të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me strukturat e PDK-së në Pejë, ku ka diskutuar për vizionin ekonomik dhe programin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
“Baza e vërtetë e çdo rrugëtimi dhe fitoreje politike është struktura e partisë. Sot, në Pejë, ndamë vizionin për një Kosovë që mundet më mirë, duke theksuar rëndësinë e afrimit të bizneseve kosovare me diasporën, rritjen e eksporteve dhe mbështetjen e prodhuesve tanë në tregjet ndërkombëtare”, tha Neziri.
Ai falënderoi për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar rëndësinë e fitores më 9 shkurt për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht.
#PDK131
#BedriHamza1
#IsakNeziri99