Aktori fton firmat shqiptare që duan të punojnë në Gjermani të bëhn pjesë e aleancës me ISP
Aktori i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Kreshnik Ibrahimi iu ka bërë thirrje firmave shqiptarë që janë në këtë vend, por edhe në mbarë Evropën që duan të marrin dhe kanë të drejtë pune në Gjermani, të jenë prezente me datë 11.01.2025, në takim me firmat shqiptare në mëyre të bëhën pjesë e kësaj aleance, sepse sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët duke e zotëruar 90% të tregut të punës që të mos jenë më të përbuzur, dhe të jenë dora e tretë apo e katërt, por të bashkuar mund të jenë të parët.
“Kjo video i dërgohet të gjitha firmave shqiptare në mbarë evropën që duan të marrin punë në Gjermani. Mjafton që ju të keni dëshiren të punoni në Gjermani, ju ftoj të gjitha firmave nga gjithë Evropa, që më datë 11.01.2025 këtë të shtunë të vini në takimin tonë që kemi me të gjitha firmat shqiptare. Deri tani kanë konfirmuar mbi 150 firma që janë prezente, sepse për herë të parë po bashkojmë fuqinë shqiptarë dhe të gjithë shqiptarët për të krijuar një aleancë që I ka munguar me vitë diasporës dhe Gjermanisë. Ejani bëhuni pjesë e kësaj aleance. Së bashku me ISP, vetëm vitin e kaluar mbi 70 firma janë furnizuar me punë. Ka ardhur koha që shqiptarët duke e zotëruar 90% të tregut të punës që të mos jenë të përbuzur dhe të jenë dora e tretë apo e katërt, por të gjithë bashkë të bashkohemi që të jemi të parët”, ka thën ndër të tjera ai.