Rrahman Rama: Përurimi i QKMF-së në Mitrovicë, një investim me standarde evropiane
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka marrë pjesë sot në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, një projekt i realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh i kënaqur për këtë investim të rëndësishëm, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore me standarde evropiane për qytetarët e Mitrovicës.
“Kënaqësi që pashë se u jetësua një projekt i tillë, që u mundëson qytetarëve të Mitrovicës shërbime mjekësore me standarde evropiane. Investime të tilla janë shembulli më i mirë se si mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, tha Rama.
Ai theksoi se projekte të ngjashme mund të realizohen në të gjithë Kosovën me një qeverisje të përgjegjshme dhe të përkushtuar.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, edhe gjithë Kosova mund të gëzojë projekte të tilla. Padyshim #mamirë”, shtoi ai.
Përurimi i QKMF-së në Mitrovicë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.
#Rr7
#PDK131