Mërgim Lushtaku: Kosova mundet më mirë, PDK-ja ka vizion të fuqishëm për të ardhmen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili është sërish kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj PDK-së dhe vizionit të saj për një Kosovë më të mirë.
Lushtaku, i renditur me numrin 100 në listën zgjedhore të PDK-së, tha se partia qëndron mbi vlerat më të larta kombëtare dhe është e gatshme të sjellë ndryshime pozitive për vendin, transmeton portali DrenicaOnline.
“Jam i nderuar dhe krenar që në listën fituese të PDK-së, partisë me vlerat më të larta kombëtare, të mbaj numrin 100, ndërsa listën tonë e gjeni me numrin 131. Bashkë kemi një mision të qartë dhe një vizion të fuqishëm: Kosova mundet më mirë!”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai theksoi se besimi i qytetarëve dhe përkrahja e tyre janë forca që e shtyjnë përpara këtë mision dhe se vota e qytetarëve është çelësi për ndryshime dhe progres.
“Bashkë, e bëjmë Kosovën #MaMirë! Bashkë, e bëjmë Kosovën krenare!”, përfundoi Lushtaku.
PDK-ja garon në këto zgjedhje me numrin 131, ndërsa kandidati për kryeministër i kësaj partie është Bedri Hamza./DrenicaOnline/