Ferat Shala: Angazhimi i PDK-së për një ekonomi të fortë dhe paga dinjitoze për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili është përsëri kandidat për deputet, ka zhvilluar një bashkëbisedim përmbajtësor dhe miqësor me familjen Ademaj në Shtime.

Ai ka falënderuar këtë familje atdhetare për mbështetjen e vazhdueshme për Partinë Demokratike të Kosovës, një forcë që, sipas Shalës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën çlirimtare dhe vazhdon të mbështesë ndryshimet e nevojshme për një Kosovë më të mirë.

Shala theksoi se programi i PDK-së fokusohet në forcimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të reja të punës, paga më dinjitoze, përkrahje për bizneset, uljen e taksave dhe realizimin e investimeve kapitale. Ai u shpreh se Qeveria që do të drejtohet nga Bedri Hamza ka për qëllim të sjellë këto ndryshime të rëndësishme.

“Për ne, është e rëndësishme të krijojmë një ekonomi të fortë, ku qytetarët të kenë mundësi të punojnë, të fitojnë paga të dinjitetshme dhe të përfitojnë nga mbështetje shtetërore”, tha Shala.

Ai e mbylli fjalimin me optimizëm për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se lista e PDK-së është lista fituese dhe fryma e fitores është e dukshme në çdo cep të Kosovës.

#PDK131
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë