Ariana Musliu- Shoshi: Mbështetja juaj është motivi im për të sjellë ndryshime konkrete!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes që ka marrë nga qytetarët e Klinës së Epërme, e cila është një motivim dhe një zotim për të ardhmen e përbashkët.

“Mbështetja e fuqishme që po marr nga ju, bashkëvendësit e mi të Klinës së Epërme, është më shumë se një motivim – është një zotim për të ardhmen tonë të përbashkët!”, ka deklaruar Musliu-Shoshi, duke shtuar se është e bindur dhe e përkushtuar që ky besim të shndërrohet në punë konkrete për zhvillimin dhe dinjitetin e qytetarëve.

Ajo theksoi se ndryshimi i vërtetë fillon nga vendlindja dhe se do të punojë për të krijuar mundësi dhe një të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës.

“Faleminderit për përkrahjen tuaj të palëkundur – ju jeni forca ime! Le të ecim përpara, së bashku, drejt një të ardhmeje plot shpresë dhe mundësi!”, shtoi Musliu-Shoshi.

Ariana Musliu-Shoshi është kandidate për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës, duke mbajtur numrin 18 në listën e PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë