E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shtime, ku një person humbi jetën teksa një tjetër u lëndua pas përplasjes së tre automjeteve mes vete.

Siç konfirmoi Policia për Sinjalin, ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 teksa në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Sinjali mëson se personi që humbi tragjikisht jetën në këtë aksident është Hanor Prapashtica.

Për vdekjet e tij, kanë shkruar edhe familjarët, ku kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit.

Të ndjerit do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e Arbërisë në kohën e ikindisë 14:00.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë