Xhevahire Izmaku me mbështetje të madhe nga rinia e Suharekës për deputete!
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një takim të frytshëm me të rinjtë e Suharekës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse, transmeton DrenicaOnline.
“Rinia është forca e ndryshimit dhe zëri që duhet dëgjuar. Së bashku për më shumë mundësi dhe për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Izmaku, duke inkurajuar të rinjtë të jenë pjesë e zhvillimeve politike dhe shoqërore.
Ish deputetja Izmaku po merr mbeshtetje të madhe në terren dhe është pretendentja kryesore nga ky koalicion për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës./DrenicaOnline/