Aurora Berisha: Do të angazhohem për të mbështetur gratë që kanë përjetuar plagët e luftës
Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha, ka vizituar drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahirajn.
Berisha e ka vlerësuar lart punën dhe kontributin e Tahirajt, duke e cilësuar atë si një grua të jashtëzakonshme, plot forcë, guxim dhe humanizëm. Ajo ka theksuar se angazhimi i saj për të mbështetur gratë që kanë përjetuar plagët më të rënda të luftës është një frymëzim për të gjithë.
“Sot pata kënaqësinë të takoj Kadire Tahirajn, një grua e jashtëzakonshme dhe me një kontribut të madh në mbështetjen dhe fuqizimin e grave. Si deputete e Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem për t’i mbështetur këto gra të mrekullueshme”, ka shkruar Berisha.