Ariana Musliu- Shoshi në Polluzhë: Premton përkushtim dhe veprime konkrete për qytetarët
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila po kandidon për një mandat të ri, ka vizituar fshatin Polluzhë të Drenasit, ku është pritur nga banorët e zonës.
Gjatë takimit, ajo ka diskutuar me qytetarët për sfidat dhe mundësitë që ka ky rajon, duke theksuar se zëri i tyre do të kthehet në veprime konkrete.
“Me përkushtim dhe bashkëpunim, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” ka thënë Musliu-Shoshi, duke falënderuar banorët për mbështetjen.
Kandidatura e saj mbetet e fuqishme në garën për një mandat të ri, duke u mbështetur në programin e Bedri Hamzës dhe vizionin e PDK-së për zhvillimin e Kosovës.