Musliu- Shoshi, nga Skenderaj: Në vendlindjen time, me unitet, përkushtim e vizion të ndërtojmë të ardhme më të ndritur!

Darka e fundvitit e punonjësve të Komunës së Skenderajt mblodhi disa figura të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mesin e pjesëtarëve të PDK-së në Skenderaj ishte edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e cila lidhjen me Skenderajn e ka akoma më simbolike, pasi është qyteti i saj i lindjes, shkruan IndeksOnline.

Krahas bashkëvendësve të saj, me shumë pozitivitet dhe besim në të ardhmen, Musliu-Shoshi tha se me krenari po festojnë sukseset edhe frytet e qeverisjes së përkushtuar të PDK-së.

“Në vendlindjen time Skenderaj, aty ku të gjithë bashkë me krenari festojmë sukseset tona dhe frytet e qeverisjes së përkushtuar. Me unitet, përkushtim dhe vizion, le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur!

Shëndet dhe mbarësi”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë