Vdes atdhetari i devotshëm dhe ish punëtori i Fabrikes së Municionit në Skenderaj
Rexhë Mangjolli, ish-punëtor i fabrikës së Municionit në Skenderaj dhe atdhetar i devotshëm, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët për portalin Rajoni.org, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 15:00, në varrezat e lagjes Mangjolli në fshatin Mikushnicë.
Ngushëllime familjes Mangjolli dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.