Pajisje të reja, objekt i ri për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Natyra” në Skenderaj!

Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Natyra” është pajisur me makineri dhe mjete të nevojshme për punë, në kuadër të projektit kapital të Komunës së Skenderajt, për fuqizim të kësaj ndërmarrjeje.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë vizituar këtë ndërmarrje, të cilët janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv Shemsi Maksuti dhe punëtorët e NPL “Eko Natyra”.

Tani që kjo ndërmarrje dita-ditës po ngrit kapacitetin e saj si me pajisje ashtu edhe me punëtorë, shtohet angazhimi për mirëmbajtje të hapësirave publike, në mënyrë që qytetarët të kenë ambient të pastër.

Që në fillim të mandatit, Qeverisja Komunale kishte synim ndërtimin e një objekti, i cili tashmë ekziston, dhe ngritjen e kapaciteteve operuese për këtë ndërmarrje, që gjithashtu është arritur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë