Isak Neziri në Llaushë: Festa e 28 Nëntorit e zbehtë pa udhëheqësit e UÇK-së

Kandidati për deputet i PDK-së nga diaspora, Isak Neziri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të memorialit për daljen e parë publike të UÇK-së në Llaushë. Ai u bashkua me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qindra qytetarë që nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe heronjve të Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

“Drenica jehoi sot nga qindra e mijëra shqiptarë që nderuan luftën e lavdishme dhe sakrificën e heronjve tanë”, deklaroi Neziri.

Megjithatë, ai shprehu keqardhjen që kjo festë e madhe kombëtare zhvillohet pa prezencën e udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë. “Qoftë kjo e fundit ngjarje që e festojmë pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre”, tha ai.

Neziri i ftoi qytetarët të vazhdojnë mbështetjen për luftën dhe vlerat e UÇK-së./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë