Fatmir Kiqina kandidon për kryetar të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, dega në Drenas
Fatmir Kiqina ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, dega në Drenas, teansmeton DrenicaOnline.
Ai fton të gjithë invalidët e degës së Drenasit të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor më 7 dhjetor 2024 dhe të mbështesin kandidaturën e tij.
Në njoftimin e tij, Kiqina shpreh mirënjohjen për ish-kryetarin Remzi Lestrani, nënkryetarin Agim Akrashtica dhe sekretarin Ahmet Thaqi, të cilët nuk janë më mes nesh.
Ai gjithashtu uron suksese për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhje./DrenicaOnline/