Xhevahir Geci: PDK, shtëpia e madhe e të gjithë shqiptarëve
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahir Geci, ishte sot në Hannover, ku mori pjesë në tubimin madhështor të partisë me simpatizantë nga diaspora, transmeton DrenicaOnline.
Geci vlerësoi organizimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm të mërgatës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Partia Demokratike e Kosovës është shtëpi e madhe dhe këtë e dëshmon më së miri ky organizim dhe mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës në Hannover të Gjermanisë”, tha Geci.
Ai përcolli mesazhin e unitetit dhe përkushtimit për ndërtimin e një Kosove më të mirë, duke përfunduar me thirrjen: “Bashkë për një Kosovë ma të mirë!”
Tubimi i PDK-së në Hannover vazhdon të jetë dëshmi e përkrahjes së madhe që partia gëzon në diasporë, veçanërisht në këtë prag të rëndësishëm zgjedhor./DrenicaOnline/