Patriot Krasniqi: Diaspora konfirmon fitoren e PDK-së më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga diaspora, Patriot Krasniqi, ishte sot i pranishëm në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të organizuar në Hannover, Gjermani, transmeton portali DrenicaOnline.

Krasniqi duke komentuar pritjen e jashtëzakonshme që iu bë kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar:
“Hannoveri konfirmoi sot ndryshimin e madh që po vjen. Pritje madhështore për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Entuziazëm kudo në diasporë për Partinë Demokratike të Kosovës”.

Ai gjithashtu shtoi se mërgata po luan një rol kyç në mobilizimin e elektoratit dhe do të jetë forca që do t’i prijë fitores së PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Kosova mundet ma mirë!”

Ky tubim është një tjetër dëshmi e mbështetjes së fuqishme që PDK-ja po merr nga diaspora, ndërsa zgjedhjet po afrojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë