Çka është ‘bari i magarit’ dhe si mbiu mbi asfalt pas disa muajve në Dvoran
Komuna e Suharekës në fillim të vitit 2024 shtroi një rrugë në fshatin Dvoran. Por disa muaj më vonë, rruga nisi të prishet e bari në skaje mbiu mbi asfalt.
“Mbi asfalt është një lloj, këtu i thojmë ‘bar magari’ është shumë…del ai shpërthen, edhe nuk thahet” – ka thënë Mehmet Alia, banor i fshatit Dvoran.
“Po shihet këtu në vendngjarje, këtu është kanalizmi, ka flejtë rruga, u prishë 2 metra përafërsisht, është rrugë kryesore e lagjes. Po kjo mund të prishet edhe më shumë” – ka thënë ai.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka komentuar mbirjen e barit mbi asfalt.
“Unë e pash që ka dalë bari, bari mund të dalë nganjëherë qosheve, por është normale pasi që është një shtresë, por edhe me dy me u shtru, kur ka sasi të mëdha të ujit besoj që ka me mbi” – ka thënë kryetari Muharremaj.
Në anën tjetër, edhe drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit në Komunën e Suharekës, Visar Kuçi ka shpjeguar se rruga në fshatin Dvoran është shtruar me një shtresë.
“Të gjitha asfaltet që shtrohen një shtresë është më problem, cilësia është më e dobët. Në zonat urbane kemi nis shtrimin e rrugëve më dy shtresa asfalt” – ka deklaruar Kuçi.
Çka është ‘bari i magarit’ dhe si mbiu mbi asfalt pas disa muajve në Dvoran të Suharekës? – Pamje