Po, pooooo / Kosova U19 e mposht Spanjën U19 me spektakël të vërtetë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19.
“Dardanët” shënuan fitore spektakolare në minutat e fundit me rezultatin 3:4.
Golin në minutat e fundit për t’ia siguruar tri pikë Kovoës e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani.
Kujtojmë që golat tjerë për Kosovën i shënuan: Grabovci, Gashi dhe Jimenez (autogol).
Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. “Dardanët” ndeshjen e fundit e zhvillojnë ndaj Ishujve Faroe U19.