Azdren Krasniqi synon titullin e botës në K-1

Azdren Krasniqi, po synon një tjetër rezultat historik në karrierën e tij.
Krasniqi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e botës në K-1.
Ai, përballë do të ketë kundërshtarin francez Mike Wassermann.
Arena e Kuspo Munchenstein” në Zvicër do të jetë vendi ku ai do të kërkojë që të bëjë histori.
Me këtë meç Krasniqi synon t’i mbërrijë majat ne sportin e kickboksit.
Kurse Azdren Krasniqi, më shumti specialitet i ka goditjet me këmbë.
Ndërsa 31-vjeçari dallohet në këtë sport për më shumë vite duke fituar tituj të shumtë.