Kryetari Ramiz Lladrovci, falënderon Erlind Krasniqin për udhëheqjen e klubit Feronikeli

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për Erlind Krasniqin, i cili ka drejtuar klubin futbollistik Feronikeli në periudha të vështira.

Lladrovci falënderoi Krasniqin për përkushtimin dhe udhëheqjen gjatë kohës që ka qenë në krye të “Niklit”.

Në postimin e tij, Lladrovci shkruan:

“Erlind, të shpreh mirënjohjen e thellë dhe falënderimin për aq sa e udhëhoqe Feronikelin, në kohën më të vështirë. Faleminderit! Bordit dhe udhëheqjes së re, stafit dhe lojtarëve të klubit tonë të zemrës i uroj suksese, ndërsa tifozëve të zjarrtë ‘Tigrat e Zi’, ju uroj sa më shumë festa bashkë për Feronikelin!”

Fjalët e kryetarit theksojnë mbështetjen e tij për klubin dhe tifozët, duke i uruar suksese udhëheqjes së re të Feronikelit dhe lojtarëve për sfidat që kanë përpara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë