Ragip Xhaka mobilizon diasporën në Frioburg: Mbështetje e fuqishme për fitoren e PDK-së dhe kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza!
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, zhvilloi një takim të ngrohtë me bashkatdhetarët në Frioburg. Në prani të shumë miqve dhe përkrahësve, Xhaka falënderoi profesor Idriz Vehapi, znj. Blerta Deliu-Kodra, znj. Sala Jashari, z. Mërgim Lushtaku, si dhe gjithë të pranishmit, për mbështetjen dhe mikpritjen e përzemërt. Një falënderim të veçantë ai shprehu edhe për nëndegën e PDK-së në Frioburg.
Xhaka theksoi se Partia Demokratike e Kosovës është përherë pranë diasporës për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Ai u shpreh i bindur se, me përkrahjen e bashkatdhetarëve dhe me udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza, Kosova do të hyjë në një rrugë të re zhvillimi dhe forcimi si shtet i pavarur dhe demokratik.
“Bashkë, për një Kosovë më të mirë me kryeministër z. Bedri Hamza!”, përfundoi Xhaka, duke përçuar mesazhin e tij për një angazhim të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë.
#RagipXhaka #PDK #BedriHamza #mamire #mergata