Agim Bujupi ia dhuroi Lladrovcit pikturën e vëllait hero

Profesori i artit, Agim Bujupi, ia dhuroi kryetarit Ramiz Lladrovci pikturën e punuar me mjeshtri, me portretin e heroit Fehmi Lladrovci.

“Piktura më pëlqeu shumë, sepse shprehej bukur natyra e Fehës, ku bashkë me kombinimin e ngjyrave në pikturë, përcillet mesazhi i rrugës së tij me sfida”, ka thënë Lladrovci.

“Në shenjë nderimi për këtë pikturë shumë të çmuar që do të zë vend të rëndësishëm në zyrën time, ia dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë” e autorit Bedri Islami, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, ka thënë Lladrovci.

Faleminderit profesor Bujupi për dhuratën, ju lumtë për pikturën e shkëlqyer!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë