Banorët e Nekocit në Drenas kërkojnë ndërhyrjen e KEDS-it për të rregulluar shtyllën elektrike
Banorët e fshatit Nekoc në Drenas kanë ngritur shqetësimin për një shtyllë elektrike të dëmtuar që rrezikon të bjerë në mes të rrugës “Ferat Zeka”, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të KEDS-it, transmeton DrenicaOnline.
Sipas tyre, shtylla e praptuar është në gjendje të rënduar dhe paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe automjeteve, pasi rruga është shumë e frekuentuar.
Banorët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe apelojnë që KEDS të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, duke vënë theksin te rëndësia e sigurisë në këtë zonë./DrenicaOnline/