“PDK nis sot rrugëtimin drejt kryeministrisë për Bedri Hamzën – Konventa mblidhet në Pallatin e Rinisë”
Sot, më 2 nëntor, në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) organizon Konventën për kandidatin e saj për Kryeministër, Bedri Hamza. Sipas njoftimit të krerëve të PDK-së, kjo konventë është e hapur për të gjithë qytetarët që ndajnë vizionin për ta rikthyer Kosovën në drejtimin e duhur.
“Kjo është garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë këtë mision me një njeri të dëshmuar dhe të suksesshëm, Bedri Hamzën,” ka deklaruar kryetari i partisë, Memli Krasniqi, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë rrugëtim të ri për vendin./DrenicaOnline/