Ariana Musliu-Shoshi: Dhjetë pjesëtarë të FSK-së dhanë dorëheqje vetëm në tetor
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësime për dorëheqjet e fundit brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në një deklaratë gjatë seancës së Kuvendit, ajo bëri të ditur se dhjetë pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqjet e tyre vetëm në muajin tetor, duke ngritur pikëpyetje mbi situatën aktuale brenda kësaj force, transmeton DrenicaOnline.
“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqjet nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra, merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjellë vendin,” tha Musliu-Shoshi, duke shprehur shqetësim për largimin e pjesëtarëve të një institucioni kyç për sigurinë e vendit.
Deklarata e saj ka nxitur debat dhe kërkesë për transparencë lidhur me arsyet e këtyre dorëheqjeve, si dhe për masat e mundshme për të përmirësuar kushtet dhe mbështetjen për pjesëtarët e FSK-së./DrenicaOnline/