VIDEO/ Sorrat sulmojnë qytetarët afër “Grandit “në Prishtinë, dy gra mezi shpëtojnë

Dy gra janë parë duke u sulmuar nga sorrat në Prishtinë.

Videot tregojnë momentin kur sorrat sulmojnë dy gra në qendër të kryeqytetit. Njëra për pak sa nuk rrëzohet, ndërsa përpiqet t’i ik sorrës, duke e mbrojtur kokën me shall.

Sorrat, të cilat konsiderohen si lloji më inteligjent i shpendëve, janë bërë problem serioz në Prishtinë./Insajderi/

Vetëm në maj të këtij viti, dhjetëra personave u është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve nga to.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë