“Nikli” barazon me Llapin, a u dëmtua sërish nga referimi skuadra nga Drenasi
Skuadra e Feronikelit ’74 dhe Llapit kanë ndarë pikët në javën e 11-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi futbollisti i Niklit, Karagounis.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola tjerë.
Fillimisht Nikli shënoi për 0:2 me anë të Hysenit, kurse ekipi vendas më pas shënoi dy gola në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Ardit Tahiri fillimisht shënoi për 1:2 dhe ma pas Ilir Blakçori në minutat e fundit barazoi shifrat në 2:2. Goli i fundit ishte i dyshimtë, pasi njëri nga lojëtarët e Niklit u qëllua prapa në këmbë por kjo nuk e bindi gjyqtarin e ndeshjes.
Me nga një pikë, skuadra e Llapit shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Feronikeli ’74 me 3 pikë në pozitën e fundit.
Pamja që flet vet: