Endrit Shala: NISMA Socialdemokrate e gatshme për t’i kthyer zërin Kosovës në Parlament
Endrit Shala, përfaqësues i NISMA Socialdemokrate, ka rikonfirmuar përkushtimin e partisë për të rikthyer zërin e NISMA-s në Parlamentin e Kosovës, duke synuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur për vendin.
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, Shala theksoi vendosmërinë për të intensifikuar përpjekjet në çdo qytet e fshat, me një ekip të pathyeshëm dhe me angazhim të palëkundur, për të përhapur mesazhin e shpresës dhe përparimit, transmeton DrenicaOnline.
“Bashkë jemi më të fortë dhe të gatshëm për t’ia rikthyer Kosovës zhvillimin dhe të ardhmen që meriton!” – përfundoi Shala, duke shprehur optimizmin e tij për zgjedhjet e ardhshme.
#NismaSocialdemokrate #Nisma #EndritShala #zgjedhjet2025