Drenicasja Valentina Gara pranon një çmim të rëndësishëm për fuqizimin e grave
Drenicasja Valentina Gara e cila që shumë vite është zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka pranuar çmimin e ‘Kosovo CSR Netëork’ për Fuqizimin e Grave për iniciativën tonë ‘Globale Engineer Girls’.
Postimi i plotë i Garës:
Jam e nderuar që në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të pranoj çmimin e Kosovo CSR Netëork për Fuqizimin e Grave për iniciativën tonë Globale Engineer Girls.
Kjo mirënjohje thekson përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit tonë të përkushtuar dhe mbështetjen e paçmuar nga partnerët tanë, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Universitetet Publike, Tintam Sharrcem, Netxxio, Next Gen Netëorks Institute, ambasadën Finlandeze dhe shumë të tjerë.
Në Global Engineer Girls, ne jemi të pasionuar për të nxitur një botë të barabartë gjinore. Ky çmim forcon angazhimin tonë për të frymëzuar gratë për të ndjekur karrierën në STEM, veçanërisht në inxhinieri.