Lladrovci ngushëllon familjen Hajdari nga Dobrosheci për ndarjen nga jeta të të riut Asdren Hajdari
Mëngjesin e sotëm, lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Asdren Hajdari nga Dobrosheci i Drenasit ka prekur familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin. Humbja e tij e parakohshme është një tronditje e madhe jo vetëm për familjen Hajdari, por për gjithë shoqërinë e tij, miqtë dhe qytetarët e Drenasit.
Kryetari Ramiz Lladrovci shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për këtë humbje të madhe, duke përkujtuar Asdrenin si një djalë të ri me ëndrra dhe potencial të jashtëzakonshëm.
“Me pikëllim të thellë ndjejmë humbjen e parakohshme të një djali të ri, Asdren Hajdari, nga Dobrosheci. Kjo është një dhimbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe për të gjithë ata që e njihnin. Asdreni ishte një djalë me ëndrra të mëdha dhe një potencial të jashtëzakonshëm, që i la pas shumë kujtime të bukura dhe emocione,” u shpreh Lladrovci.
Ai theksoi se është një kohë që kërkon forcë dhe unitet, duke ofruar mbështetjen e plotë për familjen Hajdari dhe të gjithë ata që po vuajnë për humbjen e Asdrenit.
Ngushëllime të sinqerta!