Analistët: Rritja e pagave është elektorale, projektet e mëdha kapitale i kanë kry qeveritë e mëhershme

Sipas analistit Ilir Mirena, qeveria Kurti i rriti pagat për shkak se e ka parë zhgënjimin e qytetarëve. Analisti Parim Olluri tha se asnjë sindikatë nuk do t’i thotë faleminderit Qeverisë për rritjen.

Tutje, Parim Olluri tha për qeverinë se “po blejnë vota për mandatin e ri, nëse e bën në fillim është mirë”, sa i përket rritjes së pagave.

Më pas u diskutua se çka ofron LDK me koeficientin 150 euro, e këtu Olluri tha “ti këqyre të AAK-së, Ramushiu kërkond nër 1 mijë euro s’ta len me deklarata”.

Analisti Valon Syla tha se tash vijnë oferta të reja.

Mirena tha se projektet e mëdha kapitale i kanë kry qeveritë e mëhershme, “me autostrada, me shkolla…”.

Pjesë nga debati i tyre në Pressing në T7:

Parim Olluri: Një kryeministër që përfundon me dy gjëra, rritje 55 euro dhe një ministër të Infrastrukturës që thotë po përtoj me folë për autostradën e Gjilanit që e dëshmon qartësisht që në investimet publike ka dështu

Valon Syla: Rritja është elektorale

Ilir Mirena: Me pas ndjeshmëri, që zero ndjeshmëri ka i kish rritë këto rroga para 3-4 vjete e jo tash kur sondazhet po i dalin keq

Ilir Mirena: Nga dëshpërimi i madh po i bëjnë këto veprime, e bën një rritje por as një falënderim s’e merr, kerkush faleminderit nuk të thotë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë