Ky është personi që sulmoi fizikisht Gazmend Muhaxherin
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.
Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.
Sulmin ndaj kryetari për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.