Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah cdo qytetari, do t’ua heqim barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Dragash.
Ai se po takohet me qytetarë në cdo cep të Kosovës, duke thënë se po punojnë që vendi të ketë një lidership të ri më 9 shkurt.
“Një pasdite me plot pozitivitet në Dragash. Me të gjithë qytetarët tanë, cep më cep Kosovës, po takohemi dhe po punojmë së bashku, që vendit t’ia japim një lidership të ri më 9 shkurt. Qytetarët meritojnë më mirë. Dhe, ne mund të bëjmë më shumë për qytetarët dhe Kosovën!”, ka thënë Hamza.