Lladrovci ia siguron një objekt modern Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave
Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave (QPDG), Kadire Tahiraj, priti në ambientet e reja të qendrës, kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci me dy drejtoreshat e komunës, duke i njohur me hapësirat ku do të zhvillojnë aktivitetet e veta.
Lladrovci i uroi punë të mbarë Znj. Tahiri, duke e përgëzuar për punën dhe aktivitetet e saj, njëherësh, e siguroi se përkrahja nga komuna nuk do të mungojë.
Kadire Tahiraj e falënderoi Kryetarin Lladrovci për përkrahje, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme për QPDG.
QPDG ka kaluar në këtë objekt, të dhënë në shfrytëzim nga kryetari Lladrovci, për të zhvilluar aktivitetin e saj si OJQ, e cila mbledh rreth vetes rreth 350 anëtare.
Kjo OJQ, ka veprimtari të ndryshme dhe mbështetet nga komuna e Drenasit dhe shumë donatorë të tjerë, duke promovuar punëdoret e mirënjohura medaljonet dhe broshët, por edhe punimet tjera.
Objekti, sipas ligjit nuk ka mundur t’i jepet në shfrytëzim më shumë se një vjet, gjë që ka penguar donatorët për ta ofruar përkrahjen më të madhe nga donatorët për QPDG, e cila gëzon respekt dhe mbështetje edhe përtej komunës.
Objekti ka filluar të inventarizohet me tavolina pune, komodina, ormanë, rafte dhe pajisjet tjera përcjellëse, për çka Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Administratës, kanë pasur angazhim të veçantë.