Ky është i dyshuari që vodhi paratë e bamirësisë në një xhami
Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra, lokale e objekteve fetare gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë që ka ndodhur që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në Suharekë, Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Atdhe Elshani, rreth 33-vjeçar, i cili përfundoi në ndalim policor.
Ai po dyshohet se më 20 tetor, ka depërtuar me forcë brenda xhamisë dhe nga kasaforta e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave të gatshme.
Sinjali mëson se gjatë intervistimit në Polici, i dyshuari e ka pranuar veprën për të cilën u prangos.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.