Defekt në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, treni ngec në Drenas
Linja hekurudhore Prishtinë-Pejë ka ngecuar tash e dy orë në fshatin Baicë të Drenasit.
Kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti që ka hasur treni gjatë rrugës.
Orari i rregullt i nisjes është në orën 16:30 nga Prishtina në Pejë, ndërkaq qysh nga ora 17 që ka ngelur në fshatin Baicë.
Kjo është hera e dytë që gjatë kësaj jave treni i këtij relacioni po pëson defekt.
Indeksonline ka kontaktuar zëdhëndësin e kompanisë ‘Trainkos’, për të marë më shumë informacionë për rastin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.