Aderime të reja në PDK-në e Drenasit, Ramiz Lladrovci mirëpret Diellza Ramën

Në vazhdën e përpjekjeve për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar sot aderimin e anëtares së re, Diellza Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka uruar mirëseardhjen e saj, duke e cilësuar si një hap drejt përforcimit të vizionit të PDK-së për një Kosovë me mundësi të barabarta për të gjithë.

“Fuqizimi i radhëve të PDK-së, me vajza dhe djem shembullorë, është dëshmi e misionit dhe vizionit tonë për Kosovën e gjasave dhe mundësive të barabarta,” shkruan Lladrovci në postimin e tij. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë si një mënyrë për të realizuar ëndrrat dhe ambiciet për të ardhmen e vendit.

Në ceremoninë e aderimit ishte i pranishëm edhe babai i Diellzës, Avdullah Rama, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përforcuar lidhjen e familjes me traditën dhe përkushtimin ndaj atdheut.

“Mirë se erdhe Diellza, me të rejat dhe të rinjtë e PDK-së, do të realizoni ëndrrën tuaj për sot dhe për nesër, suksese!”, përfundoi Lladrovci postimin, duke i uruar asaj një rrugëtim të suksesshëm brenda partisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë