Nisin punimet për rrugën që lidh Sankocin me autostradën

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re që do të lidh fshatin Sankoc të Drenasit me Harilaqin e Fushë Kosovës dhe me autostradën.

Projektin të cilin do ta realizojë firma “Valdrini”, ka një vlerë rreth gjysmë milioni euro dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve të zonës, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm, duke sjellë një lehtësim të madh për banorët lokalë. /DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë