Deputeti i PDK-së, Ferat Shala viziton shkollën “Arif Shala” në Korroticë të Drenasit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka zhvilluar një vizitë në shkollën “Arif Shala” në Korroticë të Drenasit, ku ka takuar nxënësit e kësaj shkolle në një aktivitet të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Postimi i plotë i Shalës:

Janë të rralla aktivitetet si deputet që më mbushin me shpresë e kënaqësi si takimi i sotëm me nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Drenasit.

Aktiviteti i organizuar nga NDI kishte për qëllim që ne, si deputetë, të tregojmë për punën tonë. Por, nuk mund ta mohoj se më shumë kënaqësi kam ndier duke dëgjuar pyetjet dhe komentet e nxënësve për të ardhmen e tyre.

Ne jemi deputetë të Kosovës, por kjo gjeneratë është e ardhmja e Kosovës, të cilën të gjithë e kemi për detyrë ta mbështesim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë