“Me shqelma e grushta” – Vajzat përleshen pranë një shkolle në Drenas, djemtë bëjnë tifo (Video)

Një rrahje si në filma ka ndodhur javën e kaluar në qytetin e Drenasit, raporton portali rajoni.org. Kësaj radhe, përleshja ndodhi midis disa vajzave pranë një shkolle në qytet.

Arsyeja e kësaj përleshjeje mbetet e panjohur, ndërsa nxënësit e tjerë të shkollës, në vend që ta ndanin situatën, u bënë tifozë, duke mbështetur sherrin.

Portali rajoni.org ka publikuar videon e përleshjes, ku vajzat duken duke u goditur me shqelma dhe grushte, ndërsa turma përreth shikon pa ndërhyrje.

 

Lojtës Videosh

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë