Gruaja e “Sandokanit” akuzon direkt Gani Gecin: Ai e vrau Abedin Rexhën
Seanca në Speciale ku po dëshmon Fadil Geci, ka riaktualizuar çështjen e vrasjes së Abedin Rexhës (Sandokani) për të cilën familja e këtij të fundit e akuzon Gani Gecin.
Gruaja e tij, në një rrëfim për lajmi.net, ka thënë se burrin ia ka vrarë Gani Geci dhe se për këtë është mëse e sigurt.
“Këta me serbët kanë dashtë me e pengu luftën e UÇK-së. Abedini gjeti mbështetje në popull ishte krah i djathtë dhe populli tregonte informacionet. Një kushërinë e imja erdhi një ditë, tha Sani janë ardhë për bashkëshortin e saj, i kanë thanë që nuk tërhiqesh prej UÇK-së do të vritesh prej neve. Unë e mora serioze duke i njoftë problematikën dhe veprimtarinë e tyre armiqësore. U mundova të pajtoj, që kishe s’mund të ndodh kjo”, tha Rexha.
“Abedinit i thash ki kujdes. Tha na jena ardhë me luftu me shka, jo me shqiptarë. Nuk më vrasin, tha me bindje njëqind për qind. Atë ditë, 8 tetori ishte punktat serbe kishin me sulmu në mbarë Kosovën, në orën 05:00, kështu që ditën që u vra, cuditërisht të gjithë ushtarët nëpër pika kanë qenë, e lamë atë ditë me qenë edhe unë në front me të. Isha tu i ndihmu kunatës time që po gatuante për ushtrinë dhe po i dëgjoj armët, artilerinë e rëndë. Nga armët e thjeshta deri te e rënda. Më goditi ajo zhurmë e asaj artilerie, e mora saqin e rrotullova. Ishte ora 03:00, dhe nuk ishte ora 05:00. Kur jom dalë me u nis për atje ku dëgjoheshin krismat, po vjen në veturë, ai që ka qenë me Abedinin, po e shoh i zbehur, i kishin humbur fjalët, vec i thashë a e kanë vra a është plagos, tha fatkeqësisht është vra. Pa e dit që ishin 7 vllazën. Masanej po më thonë Gani Geci ishte me grupin e tij. Në ditën e dytë i çon burrat me kërku besë. I thamë që s’ka nevojë besë, ky ishte djal UÇK-je, Kosova nuk ka pas be që fal gjakun e vet”.