“Eshtrat e Abedin Rexhës i dogjën me acid” – Gruaja e Sandokanit akuza të forta për manipulim provash
Gruaja e komandant “Sandokanit”, Sanije Rexha, ka akuzuar sot Gani Gecin për vrasjen e burrit të saj.
Ajo ka thënë se pas vrasjes, janë manipuluar edhe provat përmes EULEX-it, aty ku thotë se është infiltruar edhe Gani Geci, shkruan lajmi.net.
“Që thiret ai në autopsi. Më thiren në emër të EULEX. Doja t’i jap fund këtij skenari s’doja ta lëja të vazhdonte me gjëra te rrezikshme. Po më shkruan tha jam Marko Graziani, tha jo knej jo anej, kjo më bani me dyshu…thash more tu i njoft këta vellëzërit
Geci si të rrezikshëm, thashë more ndodh edhe një i EULEX me u frikësu prej vëllezërve Geci. Masi e kam dhanë deklaratën, pajtova çdo gja vec me mbyll. Po më vjen ky Emilio Gjovani tha duhet me nxjer Abedinin, thashë po çka ki me nxjerr krejt Drenica e din…krejt Kosova e din…edhe ju e dini që e ka vra….tha mirë po e ka vra…po duhet ni fakt atij me ia përplas ftyrën…s’isha e përgatitun për një skenar tjetër të Gani Gecit…po tu e nxjer Abedinin kom qajt me dënesë se deshta mu ofru tha jo s’bon se tha nuk e ban luftën, thash e di që ka dek 98-tën, edhe e di që trupi s’o i njëjti, thash mos o skenar, thash mos ka arrit deri qikaq larg truni i tij”, tha ajo në rrëfim për lajmi.net
“Masanej shkova me kqyr cka u ba me autopsi, tha urrno sa do ti mjete, vjehrra, djali, vajza…Thash nuk mbyllet rasti se nuk jemi në Itali. Nuk shitet gjaku e s’bëhet ky kompromis. U ndamë keq, kurrë asnjë dokument zyrtar s’e kam marrë”, shtoi ajo.
“Pastaj kur shkova me tërhek një dokument, e pash një kafkë shumë të vogël. Cuditërisht vërtetova se një plak aty mundet me qenë 90 vjet, i thashë një të huajit, thashë këtë kafkë për koke ta jepi, se jeni tu lujt me kafka, ky nuk është burri im, tha këtë kufomë ma kanë pru”, tha ajo
“Rreth ekspertizës në thojza që thonë këta, është një mashtrim për opinion…S’mund të jetë mashtrim për ndërkombëtarë. Më thirr kryeprokurori krejt në fund, para se me e leëshu misionin e tij, Jonathan Ratel, më thiri përkthyesi, më tha zonja Rexha do me u taku me ty për rastin e bashkëshortit tuaj. Më tha jam informuar përmes mediave, më ka ardhë keq, dhe jam interesu kur e keni paraqit ju rastin e Abedinit, kur është nxjerrë Abedini nga varri, dhe nuk kemi kurrfarë informacioni. Unë befasohna. Ata dy emra që i ke përmend në televizion Marko Graziani dhe Emilio Xhovani, punojnë në sigurim të Salustros. Pra ishte një…Këto janë situatat”, tha Rexha.
“Më kanë thënë se eshtrat e tij i kanë djegur me acid”, përfundoi ajo.