E dhimbshme: Ky është personi që u gjet i vdekur skaj rrugës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku një person u gjet pa shenja jete në një skaj të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.
Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.
Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në rrugë është Rujet Rexhepi, 72-vjeçar.
Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.