Drenicasit i bastiset shtëpia, i sekuestrohet “llovaçka” pa fishek
Të shtunën rreth orës 17:30, gjatë një kontrolli në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit në Klladernicë të Skendetajt, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie pa fishekë.
Pas intervistimit nga policia dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/