U gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, pacienti kthjellet dhe e sulmon infermieren në Autoambulancë

Jo rrallëherë edhe punëtorët shëndetësorë përballen me kanosje, sulme verbale e fizike gjatë kryerjes së detyrave, qoftë nga pacientët apo familjarët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, ku një infermiere e QKUK-së u sulmua fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ndodhi kur një ekip mjekësor kishte intervenuar në një rast, në rrugën “Shpëtim Robaj”, pasi u kërkua ndihmë për shkak se një person ishte pa ndjenja në shtëpinë e tij.

Atij iu dha ndihma dhe me autoambulancë po dërgohej në QKUK, kur papritmas rrugës i ka ardhur vetëdija dhe i është vërsulur infermieres.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pacienti, tashmë i dyshuar, e ka sulmuar infermieren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë