Modelja nga Drenasi nesër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Modelja e njohur Florjeta Seferi, e cila mban nofkën ‘Lela’, do të jetë banore e re në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.
Burimet ekskluzive të DrenicaOnline kanë zbuluar se modelja nga Drenasi është tashmë gati për të hyrë nesër në garën e madhe, ku do të sfidojë të tjerët për çmimin e madh të këtij formati të njohur televiziv.
‘Lela’, e cila është bërë një emër i njohur në industrinë e modës, gëzon një mbështetje të gjerë nga fansat e saj dhe është shquar për stilin dhe sharmin e saj në publik.
Ajo është momentalisht e vendosur në hotel nga produksioni dhe është pa qasje në rrjetet sociale, për të ruajtur sekretin dhe emocionin e hyrjes së saj në shtëpi.
Ky është një zhvillim interesant për edicionin e tretë të BBVK, duke e bërë edhe më tërheqëse për publikun. Modelja do të përballet me konkurrentë të tjerë të njohur, përfshirë edhe gazetarin Vullnet Krasniqi, i cili gjithashtu pritet të futet në shtëpi e që vjen nga Drenasi./DrenicaOnline/