Avokati i familjes Hajrizi dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut
Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Gjini tha se padinë e ka bërë sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit.
Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.
I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.